Durrës, 45-vjeçari plagoset me thikë në zonën e Plazhit, policia në kërkim të autorëve

Një 45-vjeçar ka mbetur i plagosur pasditen e së dielës në zonën e Plazhit, në qytetin e Durrësit, si pasojë e një konflikti që përfundoi me përdorimin e mjetit prerës.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:35, në lagjen nr. 13, ku shtetasi me iniciale F. S., 45 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se është goditur me thikë nga persona ende të paidentifikuar.

I dëmtuari është transportuar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autoritetet bëjnë të ditur se po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë, grupi hetimor po vijon veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar. Hetimet janë në vijim.

Ndaj Postimin: