Gjykata e Apelit të Posaçëm ka pranuar pjesërisht ankimimin e Ardit Keros kundër vendimit të Gjykatës së Fierit për sekuestrimin e llogarive bankare.
Ardit Kero, i përfshirë në dosjen e Bankers Petroleum, u la në arrest shtëpie në muajin gusht nga Gjykata e Fierit, pas operacionit ndaj kompanisë Bankers Petroleum.
Apeli i GJKKO vendosi shfuqizimin e pjesshëm të vendimit për sekuestrimin e disa llogarive bankare dhe kthimin e shumave monetare të tij.
“Shfuqizimin e pjesshëm të vendimit “Për sekuestrimin pranë bankave”, datë 18.07.2025, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për pjesën që ka vendosur sekuestrimin pranë Bankës “***” të llogarive nr. ***, me balancë 327,060.55 lekë; nr. ***, me balancë 11,535 euro; nr. , me balancë 1,653 USD dhe pranë Bankës “” të llogarisë nr. ***, me balancë 2,043 euro, në emër të shtetasit nën hetim A.K., i biri i A. dhe i Y., i datëlindjes ***, me Nr. ID ***.”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
Kujtojmë që Bankers akuzohet për evazion fiskal dhe krijim skemash mashtruese në lidhje me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH).
Hetimi, i nisur në dhjetor 2024 pas referimit nga Drejtoria e Hetimit Tatimor dhe i zhvilluar për gjashtë muaj me metoda proaktive, zbuloi se kompania kishte humbje të vazhdueshme për 20 vite, nga viti 2004 deri në fund të 2024-ës, duke shmangur pagesën e taksave dhe duke përfituar rimbursime të paligjshme të TVSH-së në vlera miliona eurosh.
NJOFTIMI I PLOTË I GJYKATËS:
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Igerta Hysi, disponoi për çështjen penale nr. 48 akti, datë 03.02.2026 regjistrimi, mbi ankimin e ankuesit A.K.: “Ankim kundër vendimit Nr. 62-2025-4590 (1309), datë 13.08.2025, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, lidhur me kundërshtimin e vendimit të sekuestros”, si vijon:
Ndryshimin e vendimit Nr. 62-2025-4590 (1309), datë 13.08.2025, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, në këtë mënyrë:
– Pranimin pjesërisht të kërkesës së shtetasit nën hetim A.K.
– Shfuqizimin e pjesshëm të vendimit “Për sekuestrimin pranë bankave”, datë 18.07.2025, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për pjesën që ka vendosur sekuestrimin pranë Bankës “***” të llogarive nr. ***, me balancë 327,060.55 lekë; nr. ***, me balancë 11,535 euro; nr. , me balancë 1,653 USD dhe pranë Bankës “” të llogarisë nr. ***, me balancë 2,043 euro, në emër të shtetasit nën hetim A.K., i biri i A. dhe i Y., i datëlindjes ***, me Nr. ID ***.
– Kthimin e shumave të mësipërme monetare shtetasit nën hetim A.K.
Miratimin e vendimit Nr. 62-2025-4590 (1309), datë 13.08.2025, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për pjesën tjetër.
Kundër vendimit mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda 45 (dyzet e pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit.
U shpall në Tiranë, më datë 12.02.2026.
Etiketa: Apeli i GJKKO, Ardit Kero, Bankers Petroleum, llogari bankare