Dom Ernest Troshani bekon KAMARIEREN e plagosur në masakrën e Shkodrës!

Kardinali i Nderit i Vatikanit, Dom Ernest Troshani, bekoi Meri Kacerin, vajzën shkodrane që mbeti e plagosur në masakrën e 8 shtatorit të këtij viti në qendër të Shkodrës, teksa punonte si kamariere në një lokal.

Ajo u shfaq me dorën e lidhur dhe plagë në trup që ende nuk janë shëruar nga plumbat që mori papritur, por me shpresën e madhe se bekimi i Kardinalit do ta ndihmojë në betejën e saj për t’u gëzuar sa më shpejt shëndetit të plotë.

Kaceri ishte e para që mori bekimin e Kardinalit, mes qindra besimtarëve të pranishëm në katedralen “Shën Shtjefni”.

Ndërkohë, gjatë meshës së shenjtë, Kardinal Troshani bëri thirrje për të shpërndarë sa më shumë dashuri, vëllazëri dhe solidaritet.

Në katedralen “Shën Shtjefni”, në këtë meshë të shenjtë të kremtuar nga Dom Ernest Troshani, morën pjesë qindra besimtarë, të cilët në fund morën bekimin nga kardinali 97-vjeçar. 

Ndaj Postimin: