Divjaka mbyll netët e festave me këngë e valle popullore në sheshin qendror !

Pas 14 netësh me aktivitete festive në kuadër të Krishtlindjes dhe ndërrimit të viteve, Divjaka përmbylli me sukses mbrëmjen e fundit me një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion popullor. Në skenën e improvizuar në shesh, grupi muzikor nga fshati Grabian ndezi natën me tingujt e klarinetës së Artur Mecani , i njohur si “Turi i Grabianit”, duke sjellë ritmin e valles myzeqare mes qytetarëve.

Qindra banorë dhe vizitorë vallëzuan nën tingujt e këngëve tradicionale, në një shfaqje që u kthye në festë bashkimi dhe urimi për vitin 2026. Këngëtarë dhe instrumentistë sollën emocion dhe gjallëri, duke e shndërruar sheshin në një skenë të madhe popullore.

Pamjet dhe atmosfera u transmetuan nga kamera e TV Apollon dhe gazetari Ndricim Gjoshi, që sollën për publikun një kronikë të veçantë përmbyllëse të këtyre ditëve festive në Divjakë.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033