Dita e Ujit të Bekuar është festuar në të gjitha kishat e Myzeqesë dhe në mbarë vendin

Shfaqja e Trinisë së Shenjtë u kremtua edhe nga besimtarë të shumtë në Kishën e Shën Dhimitrit në Kokotovë, Mazhaj. Meshën e shenjtë e drejtoi Ikonomi i Lushnjës, Divjakës dhe gjithë Myzeqesë, At Tertio. Rituali tradicional i hedhjes së kryqit në ujërat e lumit Seman u anulua për shkak të reshjeve të dendura. Besimtarët morën ujë të bekuar për në shtëpi, duke e përdorur për bekimin e familjes, të mbjellave dhe blegtorisë. At Tertio përcolli një mesazh paqeje, begatie dhe mbarësie për të gjithë besimtarët e Myzeqesë dhe mbarë Shqipërisë.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033