Nga ku kanë dalë deputetët e Kuvendit dhe politikanët e rinj.
Të rinjtë e angazhuar në Parlamentin Rinor të Fierit, janë pjesë aktive në politikbërje, nëpërmjet programeve të mbështetura nga organizatat ndërkombëtare dhe qeveria. Qendra rinore “Epoka e Re”, ndër organizatat rinore në vend, ka sot dhjetra të rinj aktivistë në programe të ndryshme, ku më të rëndësishmet janë ato që përfshijnë të rinjtë në vendimmarrjen lokale. Sipas drejtueses së kësaj qendre, Nevila Jahaj, ndryshimet e fundit në ligjin për Rininë, fuqizojnë rolin e kësaj të fundit në vendimmarrjen e pushtetit vendor. Më tepër akses dhe fuqi vendimmarrëse në të gjitha projektet që lidhen me të rinjtë.
Inkurajon Nevila Jahaj, themeluese e “Epoka e Re”
Nëpërmjet programeve që aftësojnë të rinjtë të lobojnë për interesat e tyre, mjediseve të sigurta dhe projekteve specifike për të rinjtë, organizatat rinore, që janë 15 në të gjithë vendin, orientojnë të rinjtë, të projektojnë të ardhmen e tyre, madje duke u përfshirë edhe në politikë. Rasti konkret janë të rinjtë e Parlamentit Rinor në Fier, disa prej të cilëve sot janë deputetë në Parlamentin e Shqipërisë.


