Diaspora Shqiptare në Botë: Urë lidhëse me Atdheun apo energji e shpërdoruar?

Emisioni “Na therret Atdheu” nga gazetari Besnik Sulejmani, do të sjellë sonte, më 20.45, një bisedë të thellë dhe gjithëpërfshirëse për situatën e diasporës shqiptare dhe rolin e saj në lidhjen me Atdheun. Me ftesë të emisionit, katër të ftuar nga shtete të ndryshme do të ndajnë mendimet dhe përvojat e tyre. Ata janë: Ervin Mile, shkencëtar nga SHBA, Llesh Murrani, shkrimtar dhe aktivist nga Gjermania, Fatmir Gjata, krijues dhe poet nga Italia, dhe Ergita Piperi, juriste dhe avokate nga Greqia.

Në fokus të këtij emisioni do të jetë tema “Diaspora Shqiptare në Botë – Urë lidhëse me Atdheun apo energji e shpërdoruar?”. Miliona shqiptarë jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, dhe ata janë ambasadorë të identitetit shqiptar, një forcë ekonomike dhe kulturore. Megjithatë, shpesh ata ndihen të lënë në harresë nga politika dhe institucionet shqiptare. Pjesëmarrësit do të diskutojnë se sa të lidhur janë ata me Shqipërinë dhe sa të përfshirë janë në zhvillimin e saj.

Pyetje interesante dhe të thella do të ngrihen gjatë bisedës. Sa është kontributi i diasporës në ekonomi, investime, kulturë dhe edukim? Cili është roli i organizatave shqiptare jashtë vendit dhe si e ndjejnë emigrantët shqiptarë rolin e tyre si pjesë e diasporës shqiptare? Emigrantët do të ndajnë ndjesitë e tyre për vlerësimin e kontributit të diasporës në Atdhe, dhe se a shpërfillet ky kontribut në Shqipëri.

Loading poll ...

Digital Marketing Ndërto websitin tënd
Apollon Facebook
Apollon Live Stream

Në këtë bisedë, do të trajtohen edhe sfidat që has diaspora shqiptare në marrëdhënien e saj me shtetin shqiptar. Mungesa e politikave konkrete, përfaqësimi institucional dhe vështirësitë për t’u dëgjuar janë disa prej çështjeve që janë shtruar për diskutim. Do të diskutohet gjithashtu për përpjekjet e diasporës shqiptare për të ruajtur gjuhën, kulturën dhe identitetin kombëtar, dhe çfarë bëjnë konkretisht ata në komunitetet e tyre për ta mbajtur gjallë këtë trashëgimi.

Një tjetër temë e rëndësishme do të jetë trajtimi i emigrantëve nga shteti shqiptar si burim të ardhurash. A ndjejnë ata ndonjëherë se po trajtohen vetëm për këtë arsye? Përveç kësaj, do të flitet për mundësitë dhe mënyrat për të ndërtuar një marrëdhënie më efektive dhe të ndërsjellë të diasporës me institucionet shqiptare.

Biseda do të përfshijë gjithashtu pyetje lidhur me vështirësitë e integrimit të fëmijëve shqiptarë në një realitet të huaj, dhe sa i vështirë është ky proces pa humbur identitetin. Po ashtu, do të diskutohet edhe për brezin e ri: A janë ata më të largët nga Shqipëria apo më të interesuar për ta njohur?

Në fund, çdo i ftuar do të ndajë mendimet e tij mbi atë se çfarë do të ndryshonin nëse do të kishin mundësinë të ndikojnë në vendimmarrje.

Pyetjet që do të trajtohen në emision janë:

  1. Sa të lidhur janë sot me Shqipërinë dhe sa të përfshirë janë në zhvillimin e saj?
  2. Cili është kontributi konkret i diasporës në ekonomi, investime, kulturë, edukim?
  3. Cili është roli i organizatave shqiptare jashtë vendit dhe si e ndjejnë emigrantët shqiptarë në botë rolin e tyre sot si pjesë e diasporës shqiptare?
  4. Çfarë ndjesie kanë emigrantët shqiptarë për kontributin e diasporës në Atdhe, vlerësohet në Shqipëri apo shpërfillet?
  5. Cilat janë sfidat e diasporës dhe marrëdhënia e saj me shtetin shqiptar?
  6. Mungesa e politikave konkrete, përfaqësimi institucional, vështirësitë për t’u dëgjuar etj., si kanë ndikuar në diasporën shqiptare?
  7. Përpjekjet e diasporës shqiptare në botë për të ruajtur gjuhën, kulturën dhe identitetin kombëtar. Çfarë bëni konkretisht në komunitetin tuaj për të ruajtur gjuhën, traditat dhe zakonet shqiptare?
  8. A keni ndjerë ndonjëherë veten që shteti shqiptar ju trajton vetëm si burim të ardhurash?
  9. Si mund të ndërtohet një marrëdhënie më efektive dhe e ndërsjellë e diasporës me institucionet shqiptare?
  10. Sa e vështirë është të rritësh fëmijë shqiptarë në një realitet të huaj dhe t’i lidhësh me rrënjët?
  11. Sa e vështirë është rruga drejt integrimit pa humbur identitetin?
  12. A është brezi i ri më i largët nga Shqipëria apo më i interesuar për ta njohur?
  13. Çfarë do të ndryshonit ju, nëse do të kishit mundësinë të ndikonit në vendimmarrje?

Emisioni “Na Thërret Atdheu” do të transmetohet drejtpërdrejtë edhe në platformat Tring TV, Abcom ose Vodafone IPTV, One, Arberia.net, në Youtube, Facebook, dhe në pjesën më të madhe të operatorëve kabllor të Shqipërisë, në Kosovë dhe disa shtete të Amerikës.

Ndaj Postimin: