Në prag të festave të fundvitit, drejtoria e Spitalit Rajonal Fier ka ndërmarrë një nismë për të sjellë sadopak gëzim për fëmijët e shtruar në repartin e Pediatrisë.
Përveç gatishmërisë së stafit mjekësor për të përballuar fluksin e shtuar të pacientëve të vegjël, gjatë këtyre ditëve po shpërndahen edhe dhurata simbolike për fëmijët, me qëllim lehtësimin e qëndrimit të tyre në spital dhe krijimin e një atmosfere më të ngrohtë festive.
Nisma është pritur pozitivisht nga prindërit, të cilët vlerësojnë përkujdesjen jo vetëm mjekësore, por edhe njerëzore ndaj fëmijëve të tyre.