Dhuka mohon bllokimin e fondeve të BE-së për dixhitalizimin: Nuk ka asnjë komunikim nga Komisioni Evropian

Kryenegociatorja e Shqipërisë për integrimin europian, Majlinda Dhuka, ka hedhur poshtë lajmet se Bashkimi Evropian ka pezulluar fondet për programet e dixhitalizimit në Shqipëri, duke sqaruar se nuk ekziston asnjë komunikim zyrtar nga Komisioni Evropian për një masë të tillë.

Në një konferencë për mediat, Dhuka deklaroi se deri në këtë moment institucionet shqiptare nuk kanë marrë asnjë njoftim apo paralajmërim nga Komisioni Evropian lidhur me pezullimin e fondeve, një qëndrim që, sipas saj, është konfirmuar edhe nga vetë KE.

Ajo theksoi se Bashkimi Evropian vijon ta mbështesë Shqipërinë në procesin e transformimit dixhital, duke e konsideruar atë një element kyç për rritjen e transparencës dhe parandalimin e korrupsionit në shërbimet publike. Dhuka sqaroi se ka komunikuar edhe me koordinatoren kombëtare të fondeve IPA dhe se nuk rezulton asnjë informacion paraprak apo zyrtar për ndonjë pezullim të financimeve.

Sipas kryenegociatores, interesimi i mediave për këtë çështje nuk mbështetet në fakte zyrtare, ndërsa programet e dixhitalizimit me financim nga BE mbeten pjesë e mbështetjes së vazhdueshme për Shqipërinë në kuadër të procesit të integrimit europian.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033