Dhjetë familje evakuohen nga përmbytjet, mbi 20 banesa me ujë brenda dhe rreth 1000 hektarë tokë bujqësore nën ujë

Që prej orëve të para të mëngjesit janë evakuuar dhjetë familje, si pasojë e përmbytjeve që kanë prekur zonën, ndërsa situata vijon të mbetet problematike.

Sipas të dhënave paraprake, mbi 20 banesa ndodhen të rrethuara nga uji dhe në disa prej tyre ka prani uji brenda. Përmbytjet kanë shkaktuar dëme të mëdha edhe në bujqësi, ku bilanci fillestar flet për rreth 1000 hektarë tokë bujqësore të përmbytura, si brenda ashtu edhe jashtë argjinaturës.

Në zonën e Asturkasit ndodhen forcat e Policisë, të cilat po ofrojnë mbështetje për banorët dhe po ndihmojnë në menaxhimin e situatës, ndërsa autoritetet vijojnë monitorimin e zhvillimeve në terren.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033