Dhjetë ditë protestë e banorëve në Divjakë kundra projektit të shkrirjes së bashkisë së tyre me bashkinë e Lushnjes. Mbrëmja e sotme, edhe pse e djelë, nuk e ka ulur ritmin e protestuesve.
Kërkesat e protestuesve konvergojnë të gjitha në ruajtjen e bashkisë së Divjakës si institucion i pushtetit vendor.
Ashtu si të gjithë netët e tjera paralel me mbajtjen e protestës vazhdon të firmoset peticioni që do t’i dërgohet institucioneve të shtetit shqiptar, ndërkohë që protesta do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesës së tyre mos shuarjen e bashkisë Divjakë
Në fund u zhvillua dhe rituali i çdo nate, marshimi në rrugët e qytetit.
Dhjetë ditë protestë e banorëve në Divjakë kundra projektit të shkrirjes së bashkisë së tyre