Detaje të tjera mbi vdekjen e Artur Zhejit

Artur Zheji, një nga figurat më të spikatura të medias shqiptare, humbi jetën papritur gjatë një qëndrimi në qytetin bregdetar të Sarandës.

Ngjarja tragjike ndodhi pasditen e sotme, rreth orës 16:10, në një restorant pranë rrugës “Butrinti”. Sipas burimeve zyrtare, publicisti i njohur po qëndronte aty kur papritur u ndje keq, duke alarmuar të pranishmit.

Menjëherë pas përkeqësimit të gjendjes, Zheji u nis drejt spitalit me autoambulancë. Fatkeqësisht, ai ndërroi jetë gjatë transportit, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se shkaqet lidhen me probleme shëndetësore të papritura.

Autoritetet vendore vijojnë punën për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes, duke marrë dëshmi dhe duke analizuar çdo detaj që mund të ndihmojë në sqarimin e rastit.

Lajmi i ndarjes nga jeta të Artur Zhejit ka tronditur opinionin publik dhe botën e medias, ku ai njihej për profesionalizmin, analizat e thella dhe kontributin e gjatë në gazetari.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033