Dëshmitarët e Jehovait në proces gjyqësor me qeverinë për njohjen si bashkësi fetare

Dëshmitarët e Jehovait janë përfshirë në një proces gjyqësor me Kryeministrin Edi Rama dhe Qeverinë shqiptare, lidhur me kërkesën e tyre për njohjen zyrtare si bashkësi fetare në Shqipëri.

Sipas informacionit zyrtar, padia është paraqitur për plotësimin e kësaj kërkese dhe aktualisht ndodhet në pritje të shqyrtimit nga Gjykata e Lartë. Më herët, çështja është trajtuar në Gjykatën Administrative të Apelit.

Procesi gjyqësor synon zgjidhjen përfundimtare të statusit juridik të Dëshmitarëve të Jehovait, në raport me legjislacionin shqiptar për bashkësitë fetare dhe marrëdhëniet e tyre me shtetin.

Vendimi që pritet nga Gjykata e Lartë do të jetë përcaktues për vijimësinë e kësaj çështjeje dhe për mënyrën e trajtimit institucional të kërkesës së parashtruar.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033