Fqinja e familjes që humbi jetën në Maliq rrëfen mes lotësh momentet e fundit, duke përshkruar varfërinë, përpjekjet dhe pasojat e tragjedisë së tmerrshme.
Një dëshmi prekëse ka ardhur nga fqinja e familjes që u shua tragjikisht në zjarrin e Maliqit. Benereta Pashollari, që njihte nga afër nënën dhe dy fëmijët, tregoi se familja jetonte në kushte të vështira ekonomike, por përpiqej të mbijetonte me ndershmëri. “Ishin njerëz punëtorë, me ekonomi të dobët. Babai punonte, ndërsa nëna kujdesej për fëmijët me aq sa kishte mundësi,” tha ajo.
Sipas dëshmisë së saj, bashkia e ndihmonte familjen çdo muaj me ushqime dhe ndihmë ekonomike. Megjithatë, jeta e tyre ishte e mbushur me sakrifica. Vajza ishte më e vogël dhe me probleme në lëvizje, ndërsa djali kishte filluar të ecte. “Nëna nuk kujdesej shumë për ta, por ne të lagjes e ndihmonim gjithmonë. I çonim ushqime, i flisnim që t’i pastronte e t’i shikonte me kujdes. Ishin fëmijë autikë, shumë të qetë e pa faj,” rrëfeu fqinja.
Ajo tregon se tragjedia nisi nga një zjarr që ra në krevatin e sfungjerit. “Sfungjeri mori flakë, por nuk kishte zjarr të madh, vetëm tym të dendur. Aty ndodhi gjithçka. Vajza u hodh nga dritarja për të shpëtuar, ndërsa nëna me djalin mbetën brenda,” tha Pashollari.
Rrëfimi i saj bën të dridhet kushdo që e dëgjon. “Vajzën e shpëtoi një grua që kalonte rastësisht.
Dëshmia e Benereta Pashollarit tregon dramën e një familjeje të harruar në varfëri, që humbi gjithçka në pak minuta. Komuniteti i Maliqit është ende në tronditje, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për shkaqet e sakta të zjarrit, që mori dy jetë njerëzish të pafajshëm.
Gazetar: Ndriçim Gjoshi