Deputetja e Partisë së Lirisë në Qarkun e Fierit, Znj. Brunilda Haxhiu, ka deklaruar se Fieri shndërrohet në qendër propagande vetëm në kohë zgjedhjesh, ndërsa gjatë qeverisjes socialiste lihet në harresë të plotë.

Ajo theksoi se qarku, pavarësisht potencialit të madh bujqësor dhe energjetik, po përballet me shpopullim të qëllimshëm, varfëri në rritje dhe mungesë shërbimesh. Sipas saj, bujqësia dhe fermerët po dëmtohen nga mungesa e vaditjes, përmbytjet e shpeshta, rritja e kostove dhe mungesa e subvencioneve, ndërsa fondet IPARD janë keqpërdorur.

Haxhiu denoncoi edhe tjetërësimin e tokave bujqësore në Boçovë të Levanit për parqe fotovoltaike pa konsultim me komunitetin, duke e cilësuar këtë si favorizim të interesave private në kurriz të fermerëve.

Deputetja nënvizoi se papunësia, emigrimi i të rinjve, ndotja e lumit Gjanica, infrastruktura e dëmtuar, shërbimet shëndetësore dhe arsimi në zonat rurale janë në gjendje alarmante.

Në përfundim, ajo deklaroi se varfëria dhe pabarazia sociale po thellohen çdo ditë dhe bëri thirrje për reagim qytetar dhe ndryshim të qeverisjes.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033