Deputetia e PL Brunilda Haxhiu takim me komunutetin çam/ “Fieri në krizë: Varfëri, shpopullim dhe thirrje per bashkim

Në një takim me komunitetin çam në Fier që organizoi deputetija e opozitës dhe e PL Brunilda Haxhiu ishte i pranishëm edhe artisti dhe këngëtari i njohur Shaban Zeneli.

Takimi u shoqërua me kritika të forta ndaj qeverisjes qendrore dhe vendore, si dhe me thirrje për ndryshim.

Në fjalën e saj, deputetja theksoi se Fieri është një qytet me histori pune, sakrifice dhe bashkëjetese, por sot qytetarët po trajtohen në mënyrë selektive nga pushteti. Sipas saj, shteti është privatizuar dhe përdoret për favore politike dhe presion ndaj qytetarëve.

Ajo nënvizoi mungesën e shërbimit shëndetësor, duke theksuar se të sëmurët, veçanërisht ata me kancer, detyrohen të kurohen jashtë vendit. Problematike u cilësua edhe arsimi, pasi shumë familje detyrohen të dërgojnë fëmijët në shkolla private, duke rënduar xhepat e tyre.

Pagat e ulëta, pensionet e pamjaftueshme dhe rritja e çmimeve të shportës ushqimore, sipas deputetes, e kanë thelluar varfërinë dhe kanë çuar bizneset drejt falimentimit. Ajo shtoi se qytetarët kujtohen vetëm gjatë fushatave elektorale dhe më pas harrohen.

Në vijim, deputetja theksoi ndryshimin e fortë demografik në Fier, ku të rinjtë po largohen masivisht për mungesë perspektive, duke e lënë qytetin në duart e moshës së tretë. Kjo situatë u cilësua si një dramë për familjen dhe për Shqipërinë.

Ndaj Postimin: