Deputetët e Parlamentit Evropian thirrje Mitsotakis: Qeveria greke të ndalojë shitjen e anijeve në Rusi, kundër politikave tona

Deputetët e Parlamentit Evropian kërkojnë nga qeveria greke të ndërhyjë dhe të ndalojë shitjen e anijeve për në Rusi, pas shkeljeve të mundshme të sanksioneve.

Deputetët e Parlamentit Evropian kanë dërguar një letër drejtuar kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, për të kërkuar ndërhyrjen e qeverisë greke në ndalimin e shitjes së anijeve të vjetra për në Rusi. Ata e kanë paralajmëruar qeverinë se një pjesë e flotës ilegale ruse, që operon në territorin e Rusisë, përbëhet nga anije që dikur ishin në pronësi të firmave greke.

Në letrën e tyre, 36 deputetë të BE-së, përfshirë politikanen gjermane Agnes Strack-Zimmermann, i kërkuan Mitsotakis që të marrë masa të menjëhershme për të parandaluar shitjen e mëtejshme të anijeve të Greqisë në Rusi. Strack-Zimmermann, e cila është pjesë e grupit liberal Renew në Parlamentin Europian, shprehu shqetësimin se disa kompani mund të pohojnë se po kryejnë transaksione me Rusinë pa dijeninë e shtetit grek.

Sipas Strack-Zimmermann, është e nevojshme që qeveria greke të hetojë këtë çështje dhe, nëse është e nevojshme, të ndërhyjë për të ndaluar këtë aktivitet. Deputetët evropianë shprehen se besojnë në angazhimin e qeverisë greke, por kërkojnë një veprim më të fuqishëm për të parandaluar këtë shkelje të mundshme të sanksioneve ndërkombëtare.

Një studim i organizatës amerikane Brookings ka zbuluar se më shumë se një e treta e anijeve që përbëjnë flotën ilegale ruse, të cilat janë subjekt i sanksioneve të fundit të SHBA-së, dikur ishin pronë e kompanive greke. Kompanitë greke të transportit detar janë furnizuesit kryesorë të Rusisë me anije, duke përfshirë ato që përdoren për transportin e naftës dhe produkteve të tjera strategjike.

Pavarësisht se shumica e këtyre anijeve do të ishin shitur vitet e kaluara, shitjet e anijeve greke për në Rusi duket se kanë vazhduar edhe pas fillimit të luftës në Ukrainë. Sipas raportimeve, pronarët e anijeve greke kanë fituar rreth katër miliardë dollarë nga këto transaksione që pas pushtimit të Ukrainës.

Dekreti i fundit i Bashkimit Evropian, i miratuar në dhjetor të vitit 2023, parashikon detyrimin për raportimin e transaksioneve të tilla tek autoritetet përkatëse. Ai gjithashtu ndalon në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe tërthorazi shitjen e anijeve cisterna në Rusi, duke theksuar nevojën për një monitorim të fortë të këtyre aktiviteteve.

Për më tepër, ky dekreti është një pjesë e sanksioneve të vendosura nga BE dhe SHBA ndaj Rusisë për shkak të agresionit të saj ndaj Ukrainës. Në këtë kontekst, qeveritë e vendeve evropiane janë të detyruara të veprojnë dhe të sigurojnë që asnjë aktivitet që ndihmon Rusinë të mos mbetet pa u ndëshkuar.

Ndaj Postimin: