Ju drejtohem si një ish-menaxher pranë subjektit tregtar “Mr. Greek”, për të paraqitur një kallëzim lidhur me disa dyshime serioze për veprimtari të paligjshme që, sipas dijenisë sime, janë kryer prej disa personave të përfshirë drejtpërdrejt në këtë aktivitet tregtar, lidhur me një korrupsion tjetër për një tjetër titular që bashkëpunon ngushtë prej vitesh me Zv.Kryeministren Belinda Balluku.
Sipas informacionit dhe eksperiencës sime gjatë periudhës së punësimit, ekzistojnë dyshime të arsyeshme se pas subjektit “Mr. Greek” qëndrojnë interesa dhe financime të padeklaruara, të cilat mund të përbëjnë elementë të veprave penale .
Konkretisht, Z. Eltar Deda, Administrator i Albpetrol sh.a., është pronari faktik i këtij biznesi, pavarësisht mungesës së shfaqjes formale si i tillë në dokumentacionin publik;
Eltar Deda ose sic njihet dhe nga rrethi i tij i ngushtë i bashkëpunëtorëve si maniaku i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë ka spikatur në cdo pozicion që Belinda i ka ofruar gjatë periudhës së bashkëpunimit, duke lënë nam si maniak me dosje nga të gjithë punonënjëst si në Albpetrol ashtu dhe si Drejtues në Agjencinë për Efiçencën e Energjisë.
Fast Food “Mr. Greek” është përdorur si mjet për qarkullimin dhe pastrimin e fondeve përmes personave të tretë, sic është rasti konkret i zarit të tij të famshmit Viktor Lagji, me origjinë nga Vlora si edhe Eltar Deda dhe i cili figuron edhe administrator aktual dhe pse fiktiv i “Mr. Greek”.
Aktualisht, ky biznes është zgjeruar ndjeshëm me disa pika në territorin e Shqipërisë, çka ngre dyshime të arsyeshme mbi burimin e kapitalit dhe mënyrën e financimit, duke pasur parasysh natyrën e aktivitetit si fast-food dhe fitimet e pritshme në këtë sector.
Aktualisht janë hapur këto pika/ dyqane fizike të “Mr. Greek” me vendodhje:
1. Mr. Greek Komuna e Parisit – (Rruga Medar Shtylla).
2. Mr Greek Astir – Degë tjetër në Tiranë (Astir)
3. Mr. Greek – në Elbasan.
4. Mr Greek Vlore – Degë në Vlorë (Bulevardi Ismail Qemali).
5. MR.GREEK – Restorant i gjetur në zonën e Aeroportit “Nënë Tereza” (Rinas).
Si dhe një restorant në qytetin e tij të lindjes në Vlorë, ku ai sërisht është pronari i vërtetë.
6. Stella Pizzeri Restorant, Vlorë, konkretisht në zonën e Radhimës,
Lind pyetja si është i mundur zgjerimi kaq i shpejtë të shoqërisë “MR GREEK ALBANIA SH.P.K.”, e cila rezulton e themeluar më datë 24 janar 2025 ?
Brenda një periudhe rreth njëvjeçare, ky subjekt ka arritur të hapë disa pika aktiviteti në zona të ndryshme të Tiranës, si dhe në qytete të tjera të Shqipërisë, përfshirë edhe një pikë në zonën e Aeroportit të Rinasit. Duke qenë se është publikisht e njohur vështirësia procedurale dhe financiare për të siguruar ambiente tregtare në zona me kërkesë të lartë, veçanërisht në Rinas, lind nevoja për transparencë mbi mënyrën e financimit të këtij zgjerimi.
Gjithashtu, investimet e kryera në secilën nga pikat kap vlerën e një shume nga 200.000 deri në 400.000 mijë euro investim, një nivel kapital i konsiderueshëm, çka ngre pikëpyetje të arsyeshme mbi burimin e fondeve dhe strukturën reale të financimit.
Kjo duket qartë si një rast i pastrimit të parave dhe korrupsionit që zoti Eltar Deda, si drejtues në shumë institucione, ka përdorur dhe vazhdon të përdorë këtë mekanizëm për pastrimin e parave, duke përfshirë biznesin e tij kaq shumë fitimprurës fast food, “Mr Greek”.
Të gjitha këto që po ju citoj janë lëhtësisht të verifikueshme dhe akesueshme në profilet e Viktor Lagjit në rrjete sociale, ku promovohen të gjitha bizneset në fjalë si “Mr Greek” ashtu edhe Stella Pizzeri Restorant, Vlorë, gjithashtu dhe ku shikohet qartë lidhja dhe miqësia e tij e ngushtë me pronarin Eltar Deda.
Duke ju falënderuar besoj në trajtimin serioz të këtij kallëzimi. Credits Almer Toska . Timoni.al