“Ky është uji që na ka sjellë ujësjellësi, nga administratori Sokol Hodua. Me këtë sasi uji si mund të furnizohen tre lagje?” – shprehet qytetarja Andra, e cila ka dërguar edhe pamjet për të denoncuar situatën.
Sipas saj, kjo është sasia e ujit që ka ardhur vetëm pak minuta më parë në rrjetin e furnizimit, duke ngritur shqetësime për mungesën e presionit dhe vështirësitë që përballin banorët për të siguruar ujë të mjaftueshëm për përdorim të përditshëm.
Banorët e zonës thonë se problemi me furnizimin me ujë është i përsëritur dhe kërkojnë një zgjidhje nga institucionet përgjegjëse, pasi sipas tyre është e pamundur që disa lagje të furnizohen normalisht me një sasi kaq të kufizuar uji.