Dëmet nga zjarret e verës 2025, nis shpërndarja e fondeve për bashkitë e prekura

Ka nisur kompensimi financiar për dëmet e shkaktuara nga zjarret gjatë sezonit veror 2025. Ministria e Mbrojtjes njofton se Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka filluar disbursimin e fondeve drejt bashkive, që prej ditës së djeshme.

Sipas të dhënave zyrtare, për këtë proces janë vënë në dispozicion 191.5 milionë lekë, të destinuara për 10 bashki që kanë pësuar dëme në periudhën 15 qershor – 15 shtator 2025.

Fondi synon të ndihmojë pushtetin vendor në përballimin e pasojave të zjarreve, duke mbështetur ndërhyrjet dhe masat e nevojshme për rikuperimin e dëmeve të evidentuara në terren.

Ministria e Mbrojtjes thekson se kompensimi po realizohet në bazë të vlerësimeve të kryera nga strukturat përgjegjëse dhe në përputhje me kuadrin ligjor për menaxhimin e emergjencave civile, ndërsa procesi do të vijojë sipas planifikimit të përcaktuar.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033