Deklaratë për Shtyp – Këshilli Bashkiak Lushnjë!

Nga: Ndriçim Gjoshi

Në lidhje me vendimin për titullin “Qytetar Nderi” për z. Gjergj Velo.

Në përgjigje të interesit të opinionit publik, medias dhe aktorëve të ndryshëm politikë lidhur me vendimin e datës 29 shtator 2025, Këshilli Bashkiak Lushnjë sqaron si më poshtë:

  • Vendimi për t’i akorduar z. Gjergj Velo titullin “Qytetar Nderi” është marrë në përputhje të plotë me procedurat ligjore, në fund të një procesi të rregullt institucional.
  • Propozimi është bërë nga Organizata Kombëtare për Dëshmorët e LANÇ dhe Dëshmorët e tjerë të Atdheut, dega Lushnjë, dhe është *mbështetur nga Bashkia Lushnjë.
  • Në Komisionin Këshillor për Dhënien e Titujve të Nderit, propozimi mori 4 vota pro dhe 1 kundër.
  • Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të datës 29 shtator 2025, vendimi u miratua me 21 vota pro dhe vetëm 2 vota kundër.- Për të respektuar parimet e transparencës dhe integritetit, Bashkia Lushnjë i është drejtuar Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, më 9 tetor 2024, për të verifikuar pastërtinë e figurës së kandidatit.
  • Më 27 nëntor 2024, “Autoriteti” konfirmoi pastërtinë e figurës së z. Gjergj Velo, duke mos gjetur asnjë të dhënë komprometuese.

Ky vendim është marrë mbi bazën e kontributit të z. Velo në zhvillimin urban dhe komunitar të qytetit të Lushnjës.

Këshilli Bashkiak Lushnjë mbetet i angazhuar për transparencë dhe llogaridhënie të plotë, dhe është i hapur për të ofruar dokumentacionin përkatës, përfshirë procesverbalet e mbledhjeve dhe të punës së komisioneve.

  • Për të respektuar parimet e transparencës dhe integritetit, Bashkia Lushnjë i është drejtuar Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, më *9 tetor 2024 për të verifikuar pastërtinë e figurës së kandidatit.
    Më 27 nëntor 2024, “Autoriteti” konfirmoi pastërtinë e figurës së z. Gjergj Velo, duke mos gjetur asnjë të dhënë komprometuese.

Ky vendim është marrë mbi bazën e kontributit të z. Velo në zhvillimin urban dhe komunitar të qytetit të Lushnjës.

Këshilli Bashkiak Lushnjë mbetet i angazhuar për transparencë dhe llogaridhënie të plotë, dhe është i hapur për të ofruar dokumentacionin përkatës, përfshirë procesverbalet e mbledhjeve dhe të punës së komisioneve.


Ndaj Postimin: