Deklaratë nga shefi i shërbimit zjarrfikës të Bashkisë Kuçovë për përmbytjet në Ferras & Salcë, Kozare !

Shefi i shërbimit zjarrfikës të Bashkisë Kuçovë u shpreh sot për kamerën e TV Apollon në lidhje me situatën e përmbytjeve në fshatrat Ferras dhe Salcë të Kozarës. Ai theksoi se pas rënies së nivelit të ujit, janë nisur menjëherë punimet për largimin e ujërave të mbetura në zona të groposura, me anë të pompave elektrike. Ai shtoi:

“Jemi në terren prej mëngjesit, duke asistuar banorët në zonat më problematike. Përmes përdorimit të pompave po mundohemi të përshpejtojmë tërheqjen e ujit dhe të rikthejmë normalitetin në këto zona. Bashkëpunimi me banorët dhe strukturat e tjera të bashkisë ka qenë kyç në këtë proces.”

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033