Një defekt i rëndë në linjën e Tensionit të Lartë Prrenjas – Pogradec ka shkaktuar një situatë të vështirë për mijëra familje në zonën e Prrenjasit dhe Mokrës së Pogradecit, të cilat janë lënë pa energji elektrike për dy ditë me rradhë.
Burime zyrtare nga Qarku i Korçës dhe Elbasanit bënë të ditur se teknikët e OST po punojnë intensivisht që nga dita e djeshme për të identifikuar dhe riparuar defektin, megjithatë ende nuk është gjetur një zgjidhje për këtë problem të rëndë.
Situata është krijuar më tepër nga kushtet e vështira atmosferike, me temperatura të ulëta dhe ngrica, duke shtuar vështirësitë në terrenin malor ku teknikët po punojnë. Trashësia e dëborës arrin 1 metër deri në 1.2 metra, duke bërë që operacioni të jetë akoma më i vështirë. Ky defekt shënon një nga incidentet më të rënda në infrastrukturën elektrike të juglindjes së Shqipërisë, të shkaktuar kryesisht nga kushtet e vështira të motit.
Punët për riparimin e linjës së tensionit vazhdojnë me intensitet, ndërsa autoritetet presin që situata të normalizohet sa më shpejt për të rikthyer furnizimin me energji për zonat prekëse.