Nga Ndriçim Gjoshi
Reshjet e dëborës kanë përfshirë sërish aksin Qafë Thore–Theth, duke krijuar vështirësi në qarkullim për banorët dhe vizitorët. Trashësia e dëborës është shtuar ndjeshëm gjatë orëve të fundit, ndërsa mjetet e pastrimit janë angazhuar në terren për të mbajtur rrugën të kalueshme.
Firma kontraktuese dhe strukturat e emergjencës ndodhen në gatishmëri të plotë për të garantuar një qarkullim të sigurt dhe të pandërprerë, duke pastruar borën dhe duke shpërndarë kripë në segmentet më problematike.
Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë, sidomos gjatë orëve të natës kur temperaturat bien ndjeshëm. Pamjet nga terreni tregojnë një peizazh mahnitës, por edhe sfida të shtuara për lëvizjen në këtë zonë malore.


