Debat për kushtet në Spitalin e Lushnjës !

Deputeti i Lushnjës, Sajmir Korreshi, ka ngritur shqetësimin mbi gjendjen dhe administrimin e bombolave të oksigjenit që përdoren në spitalin bashkiak të qytetit.

Sipas tij, institucioni që më herët njihej si Spitali Rajonal i Lushnjës – ku merrnin shërbim jo vetëm qytetarët e Lushnjë, por edhe banorë nga bashki si Divjakë, Rrogozhinë dhe Dimal – sot përballet me mungesa dhe problematika serioze.

Korreshi e bëri publike situatën duke shkuar pranë ambienteve ku ruhen bombolat e oksigjenit, duke kërkuar transparencë mbi mënyrën e administrimit dhe sigurisë së tyre. Me stilin e tij të drejtpërdrejtë dhe batutat karakteristike, ai ngriti pikëpyetje mbi standardet aktuale të funksionimit të spitalit.

Sipas deklaratave të tij, spitali i Lushnjës në kohët e fundit është përballur me mungesë kushtesh bazë, duke vënë në diskutim shërbimin ndaj qytetarëve.

Çështja pritet të marrë reagim edhe nga drejtuesit e institucionit shëndetësor dhe autoritetet përkatëse, ndërsa qytetarët kërkojnë përmirësim të kushteve dhe garantim të shërbimit shëndetësor.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033