Debat në Kryeministri, Rama përplaset me gazetaren Ambrozia Meta

Një debat i fortë është zhvilluar në ambientet e Kryeministrisë mes kryeministrit Edi Rama dhe gazetares Ambrozia Meta, debat që përfundoi me nxjerrjen e saj nga salla ku po zhvillohej konferenca.

Përplasja nisi gjatë pyetjeve të gazetarëve, kur Rama bëri deklarata kritike ndaj drejtuesve të Syri TV, duke i akuzuar se pastrojnë para të grabitura nga qytetarët. Gazetarja Ambrozia Meta kundërshtoi menjëherë këto akuza dhe debati mes tyre vijoi për disa minuta.

Gjatë diskutimit, kryeministri u shpreh se u përgjigjet çdo ditë qytetarëve dhe jo përmes mediave që, sipas tij, “pastrojnë paratë e grabitura nga qytetarët dhe gëzojnë imunitetin e dhunuesve”.

Gazetarja Meta iu përgjigj menjëherë deklaratës së Ramës duke e pyetur: “Po ti tregoji qytetarëve ku shkuan 50 milionë eurot e tunelit të Llogarasë”.

Debati mes tyre zgjati për rreth 10 minuta. Më pas, konferenca për shtyp u ndërpre për disa minuta dhe u rifillua vetëm pasi gazetarja e Syri TV ishte nxjerrë nga ambientet e Kryeministrisë.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033