Dalin perimet e hershme te serave, tregjet “marrin fryme”. Ulje drastike cmimesh per produktet bazike

Çmimi i perimeve bazë ne tregjet me pakice të Fierit ka shenuar rënie drastike krahasuar me dy muaj më pare kur specat dhe domatet shiteshin me çmime deri ne 600 leke. Sot një kg domate po shitet me pakicë, 80 lekë ndërsa tregtarët thonë se çmimi do të vazhdojë të bjerë duke shënuar për këtë periudhë rënie rekord.

Një periudhë e “artë” për konsumatorët por jo pë fermerët. Çmimi i ulët i perimeve të shportës si domate, trangull, speca, qepe dhe patate është rezultat i prodhimit të mbarë ne zona si Berati, Frakulla ,Divjaka dhe Rroskoveci, ndersa mungesa e eksporteve ben qe i gjithe prodhimi te shkoje ne tregjet vendase duke ulur cmimin

Në këtë periudhë të vitit dalin në treg ato që quhen perime të hershme të serave. Deri një muaj më parë, mbizotëronin produktet e importit të cilat kishin çmime të larta si pasojë e krizës së shkaktuar nga lufta në Iran. Ne qarkun e Fierit çmimet u rritën edhe pas dëmeve nga përmbytjet që ulën sasinë e prodhimit

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033