“Çmenduri” në Unazë, radari kap shoferin me 244 km/h, Policia apelon: Rrezik ekstrem, respektoni rregullat e qarkullimit!

Policia Rrugore vijon monitorimin e akseve në kryeqytet dhe në qarqe, për të rritur sigurinë në rrugë për qytetarët.

Gjatë një prej monitorimeve në Unazën Lindore, me mjete inteligjente për matjen e shpejtësisë, policia ka regjistruar shpejtësi deri në 244 km/h, duke tërhequr vëmendjen për respektimin e rregullave të qarkullimit.

“STOP SHPEJTËSISË! Shpejtësia vret jetën! Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rrugore Tiranë dhe Sektorët e Policisë Rrugore në qarqe, vijojnë monitorimin e akseve rrugore me mjete inteligjente shpejtësimatëse. Në Unazën Lindore, ku kufiri i lejuar është 80 km/h, ‘Poliscani’ ka regjistruar shpejtësi që variojnë deri në 244 km/h. Një rrezik ekstrem për jetën e drejtuesit të automjetit dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës. Respektoni rregullat e qarkullimit, për të rritur sigurinë e jetës në rrugë!”, deklaron Policia e Shtetit.

Ndaj Postimin: