Çfarë po ndodh me Flori Mumajesin? Këngë dhe album, një rikthim i afërt?

TIRANË – Flori Mumajesi, një prej emrave më të njohur të muzikës shqiptare, ka munguar prej kohësh në skenë, por emri i tij vazhdon të jetë një temë që ngre gjithmonë interes dhe pyetje të shumta.

Disa e kërkojnë për të kuptuar se ku është, të tjerë shpresojnë për një rikthim të tij të afërt. Të gjithë janë të etur për të mësuar se çfarë po ndodh me artistin dhe kur mund të presim një projekt të ri nga ai.

Për shumë kohë, fansat dhe mediat kanë tentuar të zbulojnë ndonjë informacion të ri lidhur me Florin, dhe këtë herë një tavolinë e rastësishme në Bogë bëri që të dilte në pah një informacion i ri. Gjatë një diskutimi të zhvilluar në emisionin “Mirëmbrëma yje” të Arbana Osmanit, të ftuarit, përfshirë Klajdi Harunin, Mihallaq Andrean dhe Viola Spiron, e ndihmuan në zbardhjen e kësaj misteri.

Arbana Osmani, njëherazi mikeshë e Florit, nuk hezitoi t’i drejtonte pyetje Klajdit Harunit për të zbuluar më shumë rreth artistit. Ajo theksoi se edhe ajo vetë kishte informacion se Flori po punonte dhe se do të sjellë projekte të reja. “Po bën këngë të bukura”, tha Arbana, duke lënë të kuptohej se rikthimi i Florit në muzikë është gjithnjë e më afër.

Nga ana tjetër, Klajdi Haruni shtoi se Flori është momentalisht në një pushim artistik, por theksoi se ai po punon dhe po krijon këngë të reja. “Disa i ka krijuar që tani”, – tha ai, duke konfirmuar se rikthimi i Florit është i sigurt, por ende nuk ka një datë për lançimin e këngëve të reja apo albumit.

Kjo ka ngjallur më shumë kuriozitet për fansat, të cilët tashmë presin me padurim të mësojnë më shumë rreth projekteve të reja muzikore të Florit. Pavarësisht mungesës së tij nga skena, çdo informacion që lidhet me të tërheq vëmendjen dhe na bën të mendojmë se rikthimi i tij është vetëm një çështje kohe.

Mbetet të shihet se kur do të dalë kënga apo albumi që ka punuar Flori, por për momentin, ajo që mund të thuhet me siguri është se ai ka qenë shumë i angazhuar në studio dhe ka krijuar disa nga këngët që pritet të publikohen së shpejti.

Ndaj Postimin: