Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të hënë në qytetin bregdetar të Vlorës dhe po zhvillon takime me përfaqësues të pushtetit lokal, si dhe deputetë të jugut, i shoqëruar nga ministrja Erjona Ismaili.
Mirëpo, siç shihet nga pamjet që qarkullojnë në rrjet, kryeministri është shfaqur mjaft i nervozuar në përfundim të takimit me socialistët e jugut.
Ai ngre duart dhe më pas i drejton gishtin dikujt, por nuk kuptohet nëse Edi Rama është duke bërtitur, po shan dikë apo bëhet fjalë për diçka tjetër që ai po ua thotë të vetëve, para se të futet në makinë dhe të largohet.
Prej fundjavës, kryeministri ndodhet në jug të vendit, konkretisht në Dhërmi, dhe sot ka udhëtuar drejt Vlorës për t’u takuar me kryebashkiaken Bruna Mersini, deputetët socialistë, përfaqësues të tjerë të bashkisë dhe ministren Erjona Ismaili.