Sëmundjet kardiovaskulare janë ndër ato që shkaktojnë më shumë frikë dhe janë gjithashtu një nga shkaqet më të përhapura të vdekshmërisë në botë.
Ataku në zemër, infarkti dhe ishemia janë të lidhura ngushtësisht me shëndetin e zemrës dhe trurit, ndaj është thelbësore të tregojmë kujdes të jashtëzakonshëm për këto organe jetike. Megjithëse shumë njerëz besojnë se këto sëmundje shpesh vijnë papritur, mjekët thonë se trupi i njofton vazhdimisht përmes sinjaleve të ndryshme.
Një nga sinjalet që mund të mos e lidhim menjëherë me sëmundjet kardiovaskulare janë rrudhat në ballë. Shumë njerëz i perceptojnë ato si një pasojë të plakjes, por mund të jenë gjithashtu tregues të problemeve më të mëdha shëndetësore. Studiuesit kanë vërejtur se këto rrudha mund të kenë një lidhje të drejtpërdrejtë me shëndetin e zemrës dhe mund të sinjalizojnë probleme të mundshme kardiovaskulare.
Një studim i fundit, i prezantuar në Kongresin e Kardiologjisë në Monako, ka shqyrtuar ndikimin e rrudhave të ballit mbi shëndetin e zemrës. Mjekët kanë arritur në përfundimin se sëmundjet kardiovaskulare mund të japin shenja të hershme, duke përfshirë edhe ndryshimet që shkaktohen nga rrudhat në ballë. Ky studim ka treguar se ka dy lloje rrudhash: ato normale të moshës dhe ato që bëhen më të thella me kalimin e kohës. Sa më të thella të jenë rrudhat, aq më i madh është rreziku i prekjes nga këto sëmundje.
Në kuadër të këtij studimi, mjekët analizuan 3.200 persona të rritur, të cilët u ndoqën për 20 vjet. Gjatë kësaj periudhe, ata iu matën thellësia e rrudhave të ballit dhe u përcaktua një shkallë e thellësisë. Atëherë u bë e qartë se personat me rrudha më të thella kishin një rrezik 10 herë më të lartë për dëmtime në zemër dhe një numër më të madh vdekjesh.
Sipas ekspertëve, rrudhat e thella të ballit mund të jenë tregues të niveleve të larta të kolesterolit në gjak dhe hipertensionit. Kolesteroli i keq mund të çojë në bllokimin e arterieve dhe në zhvillimin e sëmundjeve të zemrës si arteroskleroza. Kur rrudhat janë shumë të thella, ato janë një sinjal që enët e gjakut po fillojnë të bllokohen dhe plakjen e parakohshme të tyre, çka ndikon drejtpërdrejt në shëndetin e zemrës.
Ekspertët këshillojnë që të ruani nivele të shëndetshme të kolesterolit dhe të jeni të kujdesshëm me yndyrnat e këqija në dietën tuaj. Gjithashtu, është e rëndësishme të siguroheni që të flini të paktën 8 orë në ditë dhe të shmangni stresin, pasi këto elemente mund të ndihmojnë në mbajtjen e një shëndeti të mirë të zemrës.