Mario Çela
Vëllai i Suel Çelës, Mario Çela, ka përfunduar në spitalin e burgut.
Mësohet se Çela ka shfaqur probleme mjekësore gjatë qëndrimit në qeli dhe është transferuar në ambientet e spitalit.
Çela ka ardhur nga Belgjika me një epikrizë me vete, ku vërtetohet gjendja e tij shëndetësore.
Ndërkohë, ai ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë nga paraburgimi në “arrest shtëpie”.
Mario Çela u arrestua në Belgjikë, i akuzuar si kreu i një grupi kriminal që vepronte në Shqipëri dhe në vende të Bashkimit Europian.
Ai dyshohet gjithashtu për përfshirje në vrasjen e Bledar Muçës, i konsideruar si krahu i djathtë i Ardian Çapjas, i cili sipas hetimeve ishte vënë në shënjestër nga grupi i Suel Çelës.
Disa nga anëtarët, të cilët kishin role kyçe, ishin pjesë operative e organizatës.
Ata ishin të angazhuar në planifikimin dhe ekzekutimin e veprave të rënda penale, si vrasje me paramendim dhe trafikun e lëndëve narkotike.
Nga hetimet, SPAK ka dokumentuar se kjo organizatë ka tentuar të trafikojë sasi të mëdha kokaine nga Amerika Latine drejt Evropës.
Sipas SPAK, ka pasur tentativa për trafikimin e afërsisht 930 kg të lëndës narkotike, lloji kokainë, si dhe është tentuar trafikimi i 466 kilogramëve kokainë nga Ekuadori në Holandë, në janar 2021.