Çertifikimi i nëntë nga Komiteti Kombëtar LANÇ për Ndriçim Shuaip Gjoshin

Një vlerësim i veçantë për punën e përditshme të gazetarit Gjoshi, që pasqyron kontributin e tij dhe frymën e bashkëpunimit në TV Apollon dhe komunitet.

Me shumë emocione, pas një vizite në Strugë, jam i detyruar të ndaj përvojën time pas marrjes së çertifikatës së nëntë nga Komiteti Kombëtar i Veteranëve LANÇ. Ky vlerësim është dëshmi e punës së përkushtuar në ekranin e vogël, ku çdo ditë përpiqem të përfaqësoj vlerat e gazetarisë, të cilat janë pasqyrim i punës së çdo qytetari, donatori, organizate dhe institucioni shtetëror.

Shpesh më vijnë në mend fjalët e vjetra “Dy gëzimet në një ditë”, sepse ky çertifikim nuk është vetëm nderim personal, por edhe një reflektim i bashkëpunimit të ngushtë me miqtë dhe kolegët e TV Apollon, që së bashku përpiqemi të shërbejmë komunitetin në çdo aspekt të përditshmërisë.

Çertifikata është më shumë se një dokument; ajo është një art që nderon përpjekjet individuale dhe vlerëson punën e bërë në terren. Përgatitja e një çertifikate të tillë kërkon vëmendje të veçantë dhe respekt për rëndësinë që ka, pavarësisht presioneve apo ndikimeve nga individë me pushtet ose pa pushtet. Fryma ime mbetet e pandryshuar: puna është vlera më e madhe që mund të njihet dhe vlerësohet në çdo grup.

Nuk pata mundësinë të jem fizikisht me stafin e TV Apollon për këtë moment, por e di se ky vlerësim është edhe për ta, sepse secili prej tyre është gur themeli i këtij televizioni, i cili për mua mbetet simbol i integritetit dhe pasqyrës së realitetit të kohës në media.

Dua të falenderoj pa masë zotin dhe të gjithë stafin e TV Apollon, presidentin Artur Rustemi, Ana Rustemi dhe miqtë e mbështetësit që më kanë shoqëruar në këtë rrugë të rëndësishme të informimit dhe shërbimit ndaj publikut.

Ndaj Postimin: