Ceremonia historike në Tiranë: Kryepeshkopi Joan Pelushi fronëzohet në Krye të Kishës Ortodokse

Sot, në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, mbahet një ngjarje historike për Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, kur Kryepeshkopi i ri, Joan Pelushi, do të fronëzohet në krye të Kishës. Ky është një moment historik, pasi për herë të parë një kryepeshkop shqiptar do të marrë drejtimin e kishës më të lartë ortodokse në vend.

Ceremonia e rëndësishme pritet të tërheqë qindra besimtarë, të cilët do të jenë dëshmitarë të këtij ngjarjeje të shënuar. Kjo ngjarje ka një rëndësi të veçantë për shqiptarët ortodoksë, pasi pas shumë vitesh, do të ketë një kryepeshkop shqiptar në krye të Kishës Ortodokse. Ndërkohë, ceremonia do të ndiqet nga shumë personalitete të larta të politikës, duke përfshirë Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, dhe Kryeministrin Edi Rama. Po ashtu, është i ftuar edhe kreu i opozitës, Sali Berisha.

Pjesëmarrës në këtë ceremoni do të jenë edhe delegacione nga 13 Kishat Ortodokse të botës, një shenjë e rëndësishme e lidhjeve ndërkombëtare të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Nga Greqia, ceremonia do të përfaqësohet nga ministrja për Edukimin dhe Fenë, ndërsa është për t’u theksuar mungesa e Kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, i cili kishte marrë pjesë më parë në ceremoninë e lamtumirës së ish-kryepeshkopit Anastas Janullatos.

Fjalimi kryesor i ceremonisë do të mbahet nga Kryepeshkopi Joan, i cili do të marrë për herë të parë vendin e tij në fronin kryepiskopal. Ai do të bëhet udhëheqësi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë për gjithë jetën, duke pasuar kështu një detyrë të shenjtë dhe të rëndësishme për besimtarët ortodoksë shqiptarë.

Në këtë ditë të shënuar, fjalën e tij do ta mbajë gjithashtu Presidenti Bajram Begaj, ndërsa nga Sinodi i Shenjtë do të përshëndetet nga Mitropoliti i Apolonisë, Hirësia e tij, Nikolla. Pas ceremonisë, Kryepeshkopi Joan do të udhëheqë shërbesën e tij të parë si kreu i Kishës Ortodokse, që do të zhvillohet të dielën. Po ashtu, pritet që ai të emërojë pasardhësin e tij në Mitropolinë e Korçës, ku ka shërbyer për shumë vite.

Ky moment është një ngjarje e rëndësishme dhe një hap i ri për Kishën Ortodokse në Shqipëri, duke shënuar një periudhë të re udhëheqjeje dhe angazhimi për komunitetin ortodoks shqiptar.

Ndaj Postimin: