Adriano Celentano ka reaguar publikisht për edicionin e 76-të të Festival di Sanremo 2026, duke vlerësuar maksimalisht performancën e Ermal Metës.
Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Instagram, “L’INESISTENTE”, artisti italian i ka drejtuar Metës një mesazh mbështetjeje:
“Bravo Ermal! La tua canzone è bellissima!!! E tu l’hai cantata così bene che è quasi impossibile che tu non vinca!!!”
Në përkthim, Celentano shprehet se kënga është shumë e bukur dhe e interpretuar aq mirë sa është thuajse e pamundur që Meta të mos fitojë.
Ermal Meta konkurron në Sanremo 2026 me këngën “Stella Stellina”. Sipas deklarimeve të tij, kënga është frymëzuar nga një moment personal, kur po i këndonte një ninullë vajzës së tij Fortuna Marie, ndërsa në mendje kishte imazhet e fëmijëve të prekur nga lufta në Gaza.
Gjatë performancës në skenën e Ariston, Meta mbante të qëndisur në jakën e këmishës emrin “Amal”, që në arabisht do të thotë “shpresë”.
Adriano Celentano konsiderohet një figurë qendrore e muzikës dhe kulturës italiane, me ndikim të madh në opinionin publik. Mbështetja e tij për Metën shihet si një vlerësim i rëndësishëm për artistin me origjinë shqiptare.