Çarje në segmentin Boboshticë–Dardhë, qarkullimi kufizohet në një korsi

Prej mëngjesit të kësaj të marte është evidentuar një çarje në pjesën anësore të rrugës në segmentin Boboshticë–Dardhë, duke detyruar kufizimin e qarkullimit vetëm në një korsi.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shkuar në terren për të verifikuar situatën dhe për të vlerësuar masat që duhen ndërmarrë për stabilizimin e segmentit të dëmtuar. Ndërkohë, në zonë është vendosur sinjalistikë kufizuese për të orientuar drejtuesit e mjeteve dhe për të shmangur rrezikun.

Situata vjen pas problematikave të tjera të shfaqura në rrugët e juglindjes, ku rrëshqitjet e dherave dhe çarjet e asfaltit janë bërë të shpeshta, duke ngritur shqetësime për sigurinë e qarkullimit.

Segmenti Boboshticë–Dardhë konsiderohet një nyje e rëndësishme që lidh qytetin e Korçës me fshatin turistik të Dardhës, sidomos në periudha me fluks të lartë vizitorësh.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033