Këshilli i Lartë i Prokurorisë ditën e sotme ka vendosur datën se kur do të pyesë katër kandidatët për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK.
Raportohet se në datë 11 dhjetor, ora 09:00, do të intervistohen katër prokurorët.
Pas marrjes në pyetje të prokurorëve Adnand Xholi, Klodian Braho, Doloreza Musabelliu dhe Elvin Gokaj, ata do të votohen.
Procesi finalizohet me votimin, i cili do të ndodhë nën vështrimin e ndërkombëtarëve.
Kujtojmë që më 18 dhjetor i mbaron mandati si kreu i SPAK Altin Dumanit.


