Çakalli bën namin në Malësinë e Madhe, banorët kërkojnë ndihmën e shtetit!

Banorët e Malësisë së Madhe po përballen me një situatë alarmante, pasi çakallët dhe kafshët e egra po u mbysin bagëtitë dhe kafshët shtëpiake. Në shumë zona malore, banorët tregojnë se numri i çakejve është rritur ndjeshëm vitet e fundit, duke krijuar panik dhe pasiguri, sidomos gjatë natës.

Ata shprehen të frikësuar jo vetëm për dëmet në bagëti, por edhe për sigurinë e fëmijëve dhe të banorëve. “Natën nuk guxojmë të dalim më, sepse çakejtë lëvizin në tufa dhe janë shumë agresivë,” – thonë disa prej tyre.

Të revoltuar, banorët kanë kërkuar në mikrofonat e televizionit ndërhyrjen e menjëhershme të shtetit, duke theksuar se situata po del jashtë kontrollit dhe kërkon masa konkrete për mbrojtjen e jetës dhe pronës.

Apeli i tyre është i qartë: të mos lihet Malësia e Madhe në mëshirë të egërsirave!

Gazetar: Ndriçim Gjoshi

Ndaj Postimin: