Klubi i Bylisit prezanton sulmuesin anësor të përfaqësueses U20 të Nigerisë, Rabiu Abdullahi, i cili pritet të forcojë menjëherë repartin ofensiv të skuadrës.
Bylisi ka bërë hapin e radhës në merkato, duke firmosur me një emër premtues të futbollit afrikan. Nga Nigeria, në Ballsh vjen Rabiu Abdullahi, një lojtar 20-vjeçar që ka treguar potencial të madh si sulmues anësor.
Klubi ka njoftuar se Abdullahi është pjesë e përfaqësueses U20 të Nigerisë dhe se ka një eksperiencë të mirë në Superligën vendase, ku ka arritur të shënojë 10 gola. Një shifër e konsiderueshme për moshën e tij, që e bën transferimin edhe më interesant për tifozët.
Me afrimin e tij, trajneri Mirel Josa fiton një alternativë të re në krahët e sulmit. Objektivi është që lojtari të përshtatet sa më shpejt me grupin dhe të kontribuojë në përmirësimin e rezultateve të skuadrës.
Abdullahi do të vihet menjëherë nën urdhrat e stafit teknik, duke qenë gati për sfidat e ardhshme të kampionatit. Energjinë dhe shpejtësinë e tij, Bylisi synon ta shfrytëzojë për të rritur rrezikshmërinë në zonën kundërshtare.
Në njoftimin zyrtar, klubi i uron mirëseardhje dhe suksese me fanellën bardhekuqe, duke e konsideruar këtë afrimin si një hap të rëndësishëm për forcimin e skuadrës në pjesën e mbetur të sezonit.
Tifozët tashmë presin me interes debutimin e tij, me shpresën që Rabiu Abdullahi të bëhet një nga pikat kyçe të sulmit dhe të ndihmojë ekipin të arrijë objektivat.