Zbardhen të tjera detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi sot Tiranën, ku në rrethana të paqarta burri ka vrarë gruan dhe më pas është arratisur.
Ngjarja ndodhi në afërsi të SPAK-ut.
Mësohet se në krimi ndodhi në sy të nipit të mitur të çiftit të bashkëshortëve dhe dhëndrit të tyre.
Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia ndodhet në vendin e krimit. Sakaq, po punohet për arrestimin e autorit të dyshuar.