Burgim i përjetshëm për dy anglezë pas vrasjes së shqiptarit Indrit Mustafaj

Dy shtetas anglezë janë dënuar me burgim të përjetshëm pas një grabitjeje të dhunshme që përfundoi me vrasjen e shqiptarit Indrit Mustafaj, 26 vjeç.

Michael Mulvana, 32 vjeç, dhe Jobie Tyers, 28 vjeç, të dy nga Jorku, hynë me dhunë në apartamentin e një gruaje, ku ndodhej edhe Indrit Mustafaj. Gjatë ngjarjes, autorët plagosën rëndë gruan dhe më pas sulmuan shqiptarin.

Sipas të dhënave të çështjes, Indrit Mustafaj tentoi të fshihej në një cep të dhomës, por autorët e goditën me hanxhar, duke i shkaktuar plagë fatale. I riu ndërroi jetë në vend si pasojë e dëmtimeve të marra.

Gjykata i shpalli fajtorë të dy autorët për grabitje të dhunshme dhe vrasje, duke i dënuar me burgim të përjetshëm.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033