Tre të rinj kanë mbetur të plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në qytetin e Bulqizës, pas një konflikti të çastit që ka ndodhur pranë Komisariatit të Policisë. Të plagosurit janë identifikuar si Fluturim Tollja, 26 vjeç, Adhurim Koçi, 26 vjeç dhe Renaldo Dauti, 22 vjeç.
Sipas informacioneve paraprake, gjatë përplasjes dyshohet se ndaj tyre është përdorur mjet prerës, duke u shkaktuar plagë në pjesë të ndryshme të trupit. Menjëherë pas ngjarjes, të rinjtë janë transportuar fillimisht në spitalin e Bulqizës për të marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa më pas janë dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar. Mësohet se njëri prej tyre ndodhet në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Ndërkohë, autorët e dyshuar të plagosjes janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Sipas burimeve, bëhet fjalë për dy persona të identifikuar si Ylber Shkina dhe Jonuz Ceni, të cilët aktualisht janë shpallur në kërkim nga policia.