Bubullimë: Kremtohet festa e Kryeengjëllit Mikail!

Fshati Bubullimë u mbush sot me atmosferë festive, në nder të Kryeengjëllit Mikail, një ndër figurat më të rëndësishme të besimit të krishterë ortodoks. Në këtë ditë të veçantë, kisha dhe komuniteti kremtojnë të gjitha rendet qiellore: Engjëjt, Kryeengjëjt, Kryesitë, Pushtetet, Fuqitë, Zotërimet, Fronët, Serafimet dhe Kerubinët.

Kryeengjëlli Mikail përmendet gjerësisht në Dhjatën e Vjetër dhe të Re, duke u shfaqur në mrekulli të ndryshme si rojtari i portës së Parajsës pas dëbimit të Adamit dhe Evës, por edhe si luftëtari qiellor që mban balancën mes forcave të dritës dhe errësirës në përballjen me Satanin.

Në traditën popullore, Shën Mëhilli, siç njihet ndryshe Mikaili, mbahet mend për fjalët e tij: “Le të vëmë re, le të qëndrojmë mirë”, që përçojnë thirrjen për vigjilencë, besim dhe qëndrueshmëri shpirtërore.

Bubullima është ndër zonat ku kulti i Kryeengjëllit është i përhapur, me besimtarë të shumtë që mbajnë emrin e tij dhe e nderojnë çdo vit në këtë festë të veçantë. Festa u shoqërua me meshë, lutje dhe aktivitete komunitare, duke treguar edhe një herë lidhjen e fortë që banorët e zonës kanë me traditën shpirtërore dhe besimin ortodoks. Në fund të meshës, At Aurelio Bardho u shpreh për këtë ditë të veçantë të kishës dhe për besimtarët ortodoksë.

Gazetar: Ndriçim Gjoshi

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033