Nga data 25 shkurt 2026, Mbretëria e Bashkuar ka kaluar zyrtarisht në sistemin elektronik të vizave, duke hequr vizat fizike të vendosura në pasaportë.
Lajmi u bë i ditur nga Ambasada Britanike në Tiranë, e cila njoftoi se sistemi i emigracionit në Britaninë e Madhe po digjitalizohet.
Sipas njoftimit, të gjithë shtetasit që kanë nevojë për vizë për të udhëtuar drejt Mbretërisë së Bashkuar do të pajisen me vizë elektronike, e cila zëvendëson dokumentin fizik në pasaportë.
Ambasada u ka bërë thirrje qytetarëve që për informacione të mëtejshme të konsultojnë faqen zyrtare gov.uk/eVisa.