Një 40 vjeçare nga Korça është shpallur në kërkim nga policia, pasi dyshohet se ka braktisur foshnjën e saj vetëm disa muajshe.
Sipas policisë, shtetasja me inicialet M.D. akuzohet për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”. Materialet procedurale janë referuar në Prokurori, ndërsa vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e saj.
Burime zyrtare bëjnë me dije se foshnja është braktisur rreth katër ditë më parë dhe është lënë në kujdesin e nënës së 40 vjeçares. Aktualisht nuk dihet vendndodhja e saj.
Rasti u denoncua pranë autoriteteve nga një punonjëse e shërbimit social të Bashkisë Korçë.
Policia po vijon kërkimet për gjetjen e gruas, ndërsa sipas të dhënave zyrtare foshnja rrezikon të mbetet pa kujdesin e prindit.