Reshjet e dendura të borës që kanë përfshirë zonën e Llogarasë pasditen e sotme kanë sjellë vështirësi të mëdha në qarkullimin e automjeteve. Trashësia e borës ka arritur disa centimetra në një kohë të shkurtër, duke bërë që segmenti rrugor të jetë praktikisht i pakalueshëm.
Autoritetet njoftojnë se mjetet borëpastruese janë në terren, por situata paraqitet problematike për shkak të intensitetit të reshjeve dhe temperaturave të ulëta që kanë sjellë ngrica.
Drejtuesit e mjeteve këshillohen të shmangin lëvizjen në këtë aks deri në përmirësimin e kushteve atmosferike dhe ndërhyrjen e plotë të strukturave të emergjencës.