Bordi i Transparencës së Hidrokarbureve ka vendosur sot rritjen e çmimit të naftës me 15 lekë dhe të benzinës me 6 lekë për tregun e pakicës. Nga 203 lekë, çmimi i naftës u rrit në 218 lekë për litër, ndërsa benzina nga 175 lekë arriti në 181 lekë për litër.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se çmimi i karburantit ndikon dhe te produktet e tjera apo dhe te bujqësia, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që të ngrihen në revoltë dhe të bllokojnë rrugët.
PD zotohet para shqiptarëve se nuk do të mund të shitet kurrë litër nafte më shtrenjtë se në Kosovë dhe Maqedoni.
Ne e ndjekim me shumë shqetësim situatën, ftoj shqiptarët të reagojnë ndaj naftës e cila është një nga faktorët më ndëshkues të familjeve që kanë vetura, por edhe atyre që nuk kanë. Nafta shitet me çmim të njejtë ose edhe pak më të shtrenjtë se në Zvicër e Suedi, kur atje rrogat janë 6 herë më të larta. Ngrihuni qytetarë, mos pranoni ndëshkimin që shpreh edhe urrejtje.
Qytetarët të protestojnë, të reagojnë, të bllokojnë rrugët. Unë jam i bindur që kjo do të ndodhë”, tha ai.