Bordi i Transparencës njofton vendimet: Nga sot çmimi i naftës, jo më shumë se 203 lekë! Kosto për benzinën do jetë…

Bordi i Transparencës ka vendosur uljen e çmimeve të shitjes me pakicë dhe shumicë të nënprodukteve të naftës, si pasojë e rënies së çmimeve në bursën Platts Mediteran. Sipas njoftimit zyrtar, benzina ka pësuar ulje me -3.35 $/ton dhe gazoili me -7.1 $/ton nga data 25.03.2026.

Vendimet e Bordit përcaktojnë çmimet maksimale si më poshtë:

Gazoili standard SSH EN 590: shitje me pakicë deri në 203 lekë/litër, shumicë deri në 191 lekë/litër.
Benzina standard SSH EN: shitje me pakicë deri në 175 lekë/litër, shumicë deri në 163 lekë/litër.

Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot, 26 Mars, ora 18:30, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, ku do të pasqyrohen lëvizjet e reja të bursës.

Bordi thekson se vendimet lidhen vetëm me çmimet e nënprodukteve si benzinë dhe gazoil sipas bursës Platts të Mesdheut, duke përjashtuar naftën bruto dhe kursin e dollarit. Gjithashtu, Bordi ka përcaktuar vetëm marzhet bruto maksimale për shitjen me shumicë dhe pakicë, që operatorët duhet të përdorin për mbulimin e shpenzimeve operative.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033