Reshjet e dendura dhe moti i keq kanë shkaktuar sërish rrëshqitje dherash dhe rënie masive gurësh në aksin Qukës – Qafë Plloçë. Segmenti është bllokuar plotësisht, duke bërë të pamundur qarkullimin e mjeteve.
Banorët dhe drejtuesit e automjeteve shprehen të shqetësuar, pasi ky problem përsëritet shpesh në këtë zonë, ndërsa reagimi i autoriteteve është i vonuar.
Deri më tani, nuk raportohet për ndërhyrje nga strukturat përgjegjëse për pastrimin e rrugës.
Udhëtarëve u bëhet thirrje të shmangin lëvizjen në këtë aks deri në normalizimin e situatës.