Bllokohet përkohësisht aksi Gjirokastër–Tepelenë, rrëshqitjet e dherave krijojnë radhë në Shkallën e Zezë

Qarkullimi në aksin Gjirokastër–Tepelenë është vështirësuar ndjeshëm pas rrëshqitjeve të dherave në zonën e njohur si Shkalla e Zezë, duke krijuar radhë të gjata automjetesh.

Si pasojë e materialeve inerte në rrugë, lëvizja e mjeteve po kryhet me kufizime, ndërsa reshjet e shiut kanë pushuar përkohësisht, çka ka lehtësuar ndërhyrjen në terren.

Ekipet e firmave kontraktore, në bashkëpunim me mjetet e ARRSH Gjirokastër, janë angazhuar për pastrimin e aksit dhe rikthimin sa më të shpejtë të qarkullimit normal.

Drejtuesit e mjeteve këshillohen të udhëtojnë me kujdes dhe të informohen për situatën deri në përfundimin e plotë të punimeve.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033